Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) kategorikisht i demanton dhe i hedh poshtë akuzat kundër KRD-së, të plasuara në disa media në lidhje me shlyerjen e borxhit të Televizionit A1 ndaj trupit rregullator në lidhje me kompensimin për lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive.
Këshilli i Radiodifuzionit i demanton akuzat në vijim:
Kontratë për cesion, përkatësisht riskedulim. Sipas Ligjit për marrëdhënie të obligacionit dhe të Ligjit për qarkullim pagesor, cesioni lejohet si mënyrë e shlyerjes së borxheve. Kjo mënyrë e pagesës është e lejuar edhe kur borxhliu ka xhirollogari të bllokuar, po qe se transaksioni është bërë përfundimisht me datën 31.12.2011.
Bashkim kriminal. Së këndjemi, është i pasaktë pohimi se Këshilli i Radiodifuzionit, LSDM dhe Televizioni A1 tok kanë krijuar çfarëdo bashkimi kriminal, për shkak se një bashkim i tillë ekziston vetëm atëherë kur punohet për aktivitet kriminal juridikisht të palejuar.
Financim i KRD-së nga partitë politike. Aspak nuk është e saktë se KRD financohet nga partitë politike, për shkak se mjetet që i janë hedhur KRD-së, në të vërtetë, janë mjete të Televizionit A1, përkatësisht është shumë e kërkuar nga LSDM mbi bazë të reklamimit politik me pagesë konform Kodit zgjedhor.
KRD nuk guxon të financohet nga reshpat tregtare-cesionet. Meqenëse në rastin konkret bëhet fjalë për mjete të radiopërhapësit, të destinuara për shlyerjen e kompensimit për lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive, nuk është shkelur asnjë ligj, përkundrazi, në mënyrë të rregullt janë realizuar dispozitat e Ligjit për veprimtari radiodifuzive, të Kodit zgjedhor, të Ligjit për marrëdhine të obligacionit dhe të Ligjit për qarkullim pagesor.
Për shkak të kësaj që u tha më lart, Këshilli i Radiodifuzionit edhe një herë konfirmon se punon konform ligjeve në fuqi të R. së Maqedonisë dhe të gjitha akuzat e pabaza i konsideron si përpjekje për të rrënuar pavarësinë dhe autoritetin e KRD-së, të cilat po i ndërton si një ndër trupat më të vjetër rregullator për media në rajon.