SHKUP, 23.08.2011 – Televizioni B92 nga Beogradi, R. e Serbisë, i dorëzoi një njoftim KRD-së se i tërheq pajtimet që ka dhënë për t’u riemetuar servisi programor televiziv B92 përmes rrjeteve publike të komunikimit në Republikën e Maqedonisë, për shkak të pamundësisë për të siguruar respektimin
e të drejtave të lincencës së programeve në tjetër mënyrë, të cilat kjo ndërmarrje radiodifuzive i ka vetëm në territorin e Republikës së Serbisë.
Prandaj, Këshilli i Radiodifuzionit urdhëroi operatorët e rrjeteve publike të komunikimit (operatorët kabllorë, DVB-T, IPTV) që ta shkyçin servisin televiziv B92 nga paketat e tyre të serviseve programore të regjistruara, do të thotë që më tej të mos e riemetojnë.
Mosrespektimi i urdhrit që jep KRD ndiqet me përgjegjësi kundërvajtëse, penale dhe civile, konform LVRD dhe Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme.