06.04.2012-TV Sitel i ka të drejtat ekskluzive për emetimin e ndeshjeve nga turnetë kualifikuese në hendboll për Lojrat Olimpike 2012

SHKUP, 06.04.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) urdhëroi të gjithë operatorët e rrjetit komunikues publik (kabllorë, IPTV, DVB-T), që riemetojnë servise programore të huaja në R. e Maqedonisë, te të cilët do të bëhet transmetimi i turneve kualifikuese në hendboll për të shkuar në Lojrat Olimpike në Londër, që të bëjnë errësimin e ekraneve gjatë periudhës kur do të riemetohen këto turne.

KRD i informoi edhe radiopërhapësit për mundësinë ligjore për raportime të shkurtra konform nenit 160 paragrafi 2 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive në kohëzgjatje prej 90 sekondash për programet informative.

TV Sitel i ka blerë të drejtat ekskluzive televizive për emetimin e ndeshjeve nga turnetë kualifikuese në hendboll për të shkuar në LO në Londër 2012, të cilat nga data 6-8 prill do të mbahen në Suedi, në Spanjë dhe në Kroaci.



Accessibility

Accessibility