21.01.2013- Njoftim për shtyp: rikujtim i medieve për obligimet që dalin nga rregullat zgjedhore

Këshilli i Radiodifuzionit i RM-ës edhe njëherë i rikujton televizionet dhe radiot se në periudhën deri në fillim të fushatës zgjedhore nuk mundë të transmetojnë përmbajtje me të cilat direkt ose indirekt do të promovojnë qëndrime, programe, platforma, arritje, aktivitete etj, të partive politike, koalicioneve, grupit votues dhe përfaqësues të tyre.

Gjithashtu, nuk është e lejuar të transmetohet reklamim i paguar politik, shpallje dhe reklamim i organeve shtetërore , organeve të komunave dhe të qytetit të Shkupit, të financuara nga Buxheti i RM-ës, nga buxhetet e komunave dhe të qytetit të Shkupit.

 

Informimi për përgatitjet e zgjedhjeve, ose aktiviteteve zgjedhore para fillimit të fushatës zgjedhore të partive politike, koalicioneve, grupit votues  dhe përfaqësues të tyre, radiodifuzerët duhet të përqendrohen në programet informative ditore (lajmet dhe ditarin). Zgjedhjet mund të jenë temë edhe në emisione të veçanta informative, por derisa në ato marrin pjesë politikan duhet të sigurohet përfaqësim i barabartë i subjekteve politike edhe nga pushteti edhe nga opozita. Në emisionet e veçanta informative nuk duhet të marrin pjesë kandidatët e konfirmuar nga ana e  organeve kompetentë të zgjedhjeve.

 

Në të kundërtën mediat të cilat nuk do ta respektojnë rregulloren e zgjedhjeve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore, do tu ngrihet procedurë e kundërvajtjes, në pajtueshmëri me Ligjin zgjedhor.



Accessibility

Accessibility