26.02.2012-KUJTESË E RADIODIFUZERËVE PËR RREGULLAT NË LIDHJE ME KANDIDATËT E KONFIRMUAR PËR ZGJEDHJET LOKALE

Këshilli i Radiodifuzionit ju rikujton se personat të cilët nga ana e autoriteteve kompetente zgjedhore janë vërtetuar si kandidatë për kryetar komunash ose anëtar të këshillit të vetëqeverisjes lokale, nuk mundë të paraqiten në programet e radiove dhe televizioneve nga momenti i konfirmimit të fillimit të fushatës zgjedhore.

Në pajtueshmëri me Rregulloren për sjelljen e radiodifuzerëve në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore, “radiodifuzerët para fillimit të fushatës zgjedhore nuk kanë të drejtë të transmetojnë prezantim mediatik të zgjedhjeve” (neni 4). Kjo rregullore rrjedh nga neni 69- i Ligjit zgjedhor  në të cilin është e definuar domethënia e termit  fushatë zgjedhore. Gjegjësisht, me fushatë zgjedhore ndër të tjerash nënkuptohet edhe … zgjedhje mediatike… prezantim … të kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre”.
Prej andej,  informimi mediatik  për aktivitet e kandidatëve të konfirmuar do të nënkuptoje fillim i fushatës zgjedhore para fillimit oficial të tij (më 4 mars 2013) dhe do të paraqes shkelje të Ligjit zgjedhor dhe Rregullores për sjelljen e radiodifuzerëve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore.

 

Në rast kur kandidatët e konfirmuar janë njëkohësisht dhe bartës aktual të funksioneve, radiodifuzerët në lajme mundët të informojnë për aktivitetet e tyre të rregullta të cilët janë lidhur ngushtë me përmbarimin e funksionit. Më pastaj, mënyra e informimit nuk duhet të jetë në shërbim të fushatës së tyre (neni 12 i Rregullores), ose bartësit e funksioneve nuk duhet të gjenden në pozitë të privilegjuar në krahasim me kandidatët e tjerë të konfirmuar (informim për aktivitet të cilët paraqesin fushatë zgjedhore), si që janë hapja e objekteve publike – shkolla, objekte shëndetësore dhe të ngjashme  ose për ngjarje të tjera të krijuara me qëllim që të tërhiqet më shumë  vëmendje në medieve.



Accessibility

Accessibility