Plani për popullarizimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim

E drejta e përgjigjes dhe korrigjimit është një mekanizëm përmes të cilit qytetarët dhe subjektet juridike mund të thërrasin në përgjegjësi te mediet në rastet kur ata, rastësisht ose me qëllim, do të publikojnë një informatë të pasaktë ose do të shkelin të drejtat ose interesat e ndokujt. Njëherë, përdorimi i së drejtës për përgjigje dhe korrigjim, paraqet një prej mënyrave për të ulur procedurat gjyqësore për shpifje dhe ofendim, me çka do të shmanget inicimi i mekanizmave gjyqësor dhe do të ulen shpenzimet e resurseve, financave dhe mjeteve tjera të shtetit dhe të subjekteve të involvuara.

Për popullarizimin e të drejtës së përgjigjes dhe korrigjimit, Agjencia në kudër të përpilimit të programit më të gjerë për promovimin e njohurive të medieve përpiloi plan me të cilin parashihen aktivitete për qytetarët, subjektet juridike dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele që janë në kompetencë të trupit rregullues. Qëllimi i Planit është që të ngritët vetëdija e qytetarëve dhe personave juridik për mundësinë për të përmirësuar informatë jot ë saktë, si dhe të mbrojnë nderin dhe dinjitetin e tyre, duke përdorur mekanizmin që ju jep Ligji për medie, si dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele që më mirë të njihen me obligimet dhe të drejtat e tyre gjatë publikimit të përgjigjes dhe korrigjimit.



Accessibility

Accessibility