Deklaratë për mediet

Shkup 27.02.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kontekst të informimit të radiodifuzerëve për ngjarjet aktuale në shtet, i përkujton profesionistët mediatik që gjatë plotësimit të funksionit të tyre për informimin e publikut, duhet t’u përmbahen standardeve dhe parimeve të gazetarisë, respektivisht parimeve nga neni 61 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Duke u nisur nga e drejta e qytetarëve për tu informuar për të gjitha ngjarjet në shtet, redaksitë duhet që për ato ngjarje për të cilat informojnë të sigurojnë përpunim gazetaresk me të cilin do të plotësohet parimi për “pasqyrimin objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me një trajtim të njëjtë dhe të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme dhe mundësimin e formimit të lirë të mendimit të publikut për ngjarje dhe çështje të caktuara”. Në këtë drejtim, nëse vendosin që të emetojnë deklarata që përmbajnë ofendime, shpifje, ose elemente të “gjuhës së urrejtjes” në mënyrë të detyrueshme duhet të sigurojnë një kontekst faktik shtesë që të mos kontribuojë për përhapjen e tyre, respektivisht që të mos bëhen edhe ata vetë burim i “gjuhës së urrejtjes”.



Accessibility

Accessibility