Shkup, 30.04.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele hap debat publik për tekstin e Draft-programit për sigurimin e qasjes deri te mediet, të personave me pengesa në shqisa..
Ky program është pjesë e realizimit të aktiviteteve të parapara me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (neni 26) dhe me Strategjinë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive 2013-2017. Në përgatitjen e saj janë të kyçur ekspert të angazhuar përmes IPA projektit të financuar nga Komisioni Evropian.
Ju ftojmë, që me mendimet dhe qëndrimet e juaja në formë të shkruar, të merrni pjesë në debatin publik që do të zgjasë deri më 15 qershor 2015.