Agjencia e miratoi Programin për sigurimin e qasjes deri te mediat, për personat me pengesa në shqisa

Shkup, 18.06.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mbledhjen e 21 të mbajtur më 18.06.2015 e miratoi Programin për sigurimin e qasjes deri te mediet, për personat me pengesa në shqisa Ky program përmban aktivitete dhe masa që ASHMA duhet ti ndërmarrë gjatë vitit 2016, 2017 dhe 2018 në mënyrë që të promovojë një qasje më të mirë për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, deri te programet që i ofrojnë ofruesit e shërbimeve meiatike audiovizuele në Maqedoni.

Programi është krijuar në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve administrative të trupave të ngarkuar për sferat e telekomunikimeve dhe medieve për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe atyre multifunksionale”, i financuar nga ana e Komisionit Evropian sipas kornizës së IPA-s.

Programi dhe mendimet dhe komentet e marra lidhur me Draft – programin për sigurimin e qasjes deri te mediet, për personat me pengesa në shqisa dhe qëndrimin e Agjencisë mund ti merrni në këto linqe:

Programi për sigurimin e qasjes deri te mediet, për personat me pengesa në shqisapdf.

Mendimet dhe komentet e marra lidhur me Draft-programin për sigurimin e qasjes deri te mediet, për personat me pengesa në shqisa si dhe qëndrimi i Agjencisë.



Accessibility

Accessibility