1

U miratua Metodologjia për monitorimin e prezantimit zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore

Shkup, 05.01.2016 – Në pajtim me obligimin e përcaktuar në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili është në fuqi nga data 10 nëntor 2015, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në mbledhjen e sotme e miratoi Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor mediatik përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore.

Njëherë, u konstatua se Agjencia nuk do të bëjë monitorim mbi prezantimin zgjedhor mediatik të internet portaleve, sepse nuk ekzistojnë parakushte për të.

Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor mediatik si dhe qëndrimin e Agjencisë mund ti merrni në këto linke:

Metodologjia për monitorimin e prezantimit zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore

Qëndrimi i Agjencisë lidhur me obligimin për monitorimin e prezantimit zgjedhor mediatik të internet portaleve