Mediumet ti respektojnë standardet profesionale

Shkup, 05.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i fton të gjitha mediumet që të tregojnë përgjegjësi profesionale dhe ta realizojnë punën e tyre duke ju përmbajtur standardeve dhe parimeve më të larta të gazetarisë.Në këtë moment të ndjeshëm për shoqërinë e Maqedonisë, Agjencia i përkujton mediumet se duhet të informojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme me ç’rast në mënyrë të njëjtë duhet të trajtojnë këndvështrimet dhe mendimet e ndryshme, duke  mundësuar që publiku të formojë lirshëm mendimin e tyre për ngjarjet dhe çështjet e caktuara. Në këtë drejtim, gazetarët duhet të bëjnë një dallim të qartë në mes të fakteve dhe komenteve, vazhdimisht duke llogaritur se faktet janë të pakontestueshme, ndërsa komentet gazetareske – përveç që janë të lira, duhen patjetër të jenë edhe të vërteta.

 



Accessibility

Accessibility