Shkup, 28.04.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele hapi debat publik lidhur me tekstin e DRAFT-RREGULLORES PËR PËRCAKTIMIN E LOKACIONEVE DERI TE TË CILAT ORPKE I RITRANSMETOJNË SHËRBIMET PROGRAMORE DHE OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIATIKE AUDIOVIZUELE ME KËRKESË JANË TË OBLIGUAR QË TË DORËZOJNË SINJALIN E TYRE.
Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre në formë të shkruar, të marrin pjesë në debatin publik që zgjat deri më 27 maj 2016.Mendimet dhe propozimet mund të dorëzohen në formë elektronike deri te irena.bojadzievska@avmu.mk dhe argjend.xhelili@avmu.mk ose përmes postës në rr.“Makedonija” nr.38, 1000 Shkup.