Radiodifuzerët të dorëzojnë incizime nga publikimi i listave të çmimeve për RPP

Shkup, 06.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i përkujton të gjithë radiodifuzerët që dorëzuan listën e çmimeve për reklamim të paguar politik, se në pajtim me dispozitat e nenit 75-gj pika 4 nga Kodit zgjedhor, janë të obliguar që deri në fillim të fushatës zgjedhore, që sipas Afatit të miratuar nga Komisioni shtetëror zgjedhor fillon nga 16 maji 2016, së paku dy herë publikisht, në programin e tyre duhet t’i publikojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik.

Publikimi i listave të çmimeve duhet të bëhet deri më 15 maj 2016, ndërsa incizime të shkurta nga publikimet duhet të dorëzohen deri te Agjencia – në arkivin e Agjencisë, përmes postës ose në formë elektronike në këtë adresë: contact@avmu.mk



Accessibility

Accessibility