Ftesë në takimin në lidhje me Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve për dërgim të sinjalit nga ORRPKE dhe ofruesit e SHMAV me kërkesë

Shkup, 31.05.2016 Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përpiloi Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve deri te të cilat ORRPKE që ritransmetojnë shërbime programore dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë janë të obliguar që ta dërgojnë sinjalin e tyre, me ç’rast u hap debat publik. Të gjitha palët e interesuara kanë mundur që të dorëzojnë mendime dhe propozime në formë të shkruar deri më 27 maj 2016.

Me qëllim që të sigurohet një transparencë e plotë e procesit dhe me qëllim që të diskutohet për mënyrat se si do të dërgohet sinjali, Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara në një takim i cili do të mbahet më datë 02.06.2016 (e enjte) me fillim në ora 12:00 në hapësirat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga kompania Asseko SEE SHPKNJP Shkup e cila e siguron pajisjen që do të mundësojnë distribucionin e sinjalit të dërguar në sistemin për mbikëqyrje programore të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility