Aktivitetet e ASHMA për popullarizimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim

Shkup, 13 qershor 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën e kaluar realizoi një sërë aktivitetesh të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes publike në lidhje me shfrytëzimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim. Kjo e drejtë është mekanizëm përmes të cilit qytetarët dhe subjektet juridike mund të thirren për përgjegjësi mediumet në rastet kur, rastësisht ose me qëllim do të publikojnë informatë ose do të shkelin të drejtat dhe interesat e dikujt.

Me qëllim që në gjuhë të thjeshtë dhe të popullarizuar t’u shpjegohen qytetarëve dispozitat e Ligjit për mediume që e rregullojnë të drejtën e përgjigjes dhe korrigjimit, në ueb faqen e Agjencisë është vendosur baner me titull “Përgjigje dhe korrigjim – kush, kur, si?“ , në të cilën janë potencuar mundësitë dhe rregullat gjatë shfrytëzimit të së drejtës për përgjigje dhe korrigjim. Përmbajtja mund të merret në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.

Për të arritur informata lidhur me banerin “Përgjigje dhe korrigjim – kush, kur, si?” deri te pjesa më e madhe e publikut, Agjencia bëri shpallje në disa mediume të shtypura dhe kërkoi nga të gjitha televizionet dhe radiot në Republikën e Maqedonisë, si mediume të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre shoqërore dhe rolin në komunikimin me qytetarët, që në ueb faqet e tyre, të vendosin baner me link i cili drejtpërdrejt do të çojë deri te përmbajtja që gjendet në ueb faqen e Agjencisë, në banerin “Përgjigje dhe korrigjim – kush, kur, si?“.

Këto janë aktivitetet e fundit nga Plani për popullarizimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim, të cilat filluan nga viti i kaluar. Përveç qytetarëve dhe subjekteve juridike, si cak i aktiviteteve ishin edhe ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiocizuele për të cilat, në marsin e vitit të kaluar, u realizua punëtori në të cilën edhe njëherë u përkujtuan për obligimet dhe të drejtat e tyre gjatë publikimit të përgjigjes ose korrigjimit. Përveç kësaj, për raste konkrete Agjencia mund të bashkëpunojë edhe me shoqatat e gazetarëve, trupin vetërregullues për etikë ne media dhe me trupa tjerë. Plani është pjesë e Programit më të gjerë për promovimin e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë,t ë përpiluar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.



Accessibility

Accessibility