Agjencia inicioi procedurë për kundërvajtje ndaj TV Sitel

Shkup, 14.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj SHTR Televizioni Sitel SHPKNJP Shkup, me qëllim që të kontrolloj nëse ky radiodifuzer ka vepruar sipas Aktvendimit për ndërmarrje të masës së vërejtjes, që i është shqiptuar për shkak të shkeljes së nenit 60 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe nenit 16 dhe 17 nga Rregullorja për mbrojtjen e personave të mitur.

Me mbikëqyrjen është konstatuar se SHTR Televizioni Sitel SHPKNJP Shkup edhe përkundër Aktvendimit të shqiptuar për ndërmarrje të masës së vërejtjes, të miratuar më 28 mars 2016, nuk e ka mënjanuar shkeljen e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, andaj kundër këtij radiodifuzeri është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

Raporti nga mbikëqyrja kontrolluese programore mund të merret në këtë link:

TB SITELL SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility