Shkup, 16.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e hapi debatin publik lidhur me tekstet e Draftit të programit për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, për vitin 2017, Draftin e planit për realizimin e mbikëqyrjes administrative për vitin 2017 si dhe Draftin e planit vjetor për realizimin e mbikëqyrjes programore për vitin 2017.
Drafti i planit për realizimin e mbikëqyrjes administrative për vitin 2017
Drafti i planit vjetor për realizimin e mbikëqyrjes programore për vitin 2017
Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë me mendimet dhe propozimet e tyre në formë të shkruar në këtë debat publik që do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2016. Mendimet dhe propozimet mund të dorëzohen në formë elektronike në m.dovleva@avmu.mk ose përmes postës në rr. “Maqedonia” nr.38, 1000 Shkup.