Shkup, 02.12.2016. – Në mbledhjen e sotme të 16-të, ku duhej të shqyrtohen raportet e shkruara nga mbikëqyrjet (monitorimet) e realizuara ndaj SHTR Televizija NOVA SHPKNJP shkup, SHTR Nasha TV SHPKNJP Shkup, SHTR DUE Nazmi SHPKNJP Gostivar dhe SHTR Siti Radio SHPKNJP Shkup në bazë të reklamimit të paguar politik, nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm, për cka edhe Komisioni nuk miratoi propozime për veprim. Mbledhja u caktua në ora 10:00 dhe në të mori pjesë vetëm një anëtar. Në caktimin e sërishëm të mbledhjes për në ora 17:00 morën pjesë vetëm anëtarët Ljubomir Kostovski dhe Goran Trpenovski, ndërsa tre anëtarët e tjerë nuk ishin të pranishëm.