RAPORTI I FUNDIT I RAPORTIMIT PËR ZGJEDHJET LOKALE 2017 NË PERIUDHËN PARA FUSHATËS ZGJEDHORE

Shkup, 01.10.2017. – Agjencia e publikoi raportin e fundit të monitorimit të raportimit mediatik, për periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore, që ka të bëjë me periudhën nga data 16 deri më 24 shtator 2017.

Sipas konstatimeve të monitorimit të raportimit mediatik të radidifuzerëve për temën – zgjedhjet lokale, si më të përfaqësuara mund të veçohen lajmet dhe raportet e gazetarëve për punët përfundimtare organizative që i ka zbatuar Komisioni shtetëror zgjedhor.

 

Raportet për pjesmarrje në Asamblenë e përgjithshme të OKB, si dhe raportet për llogaridhëniet e ministrive të caktuara edhe në këtë periudhë të analizës e vendosin Qeverinë e Maqedonisë si subjektin më të paraqitur në edicionet qendrore të ditareve të radiove dhe televizioneve, kurse nga temat e tjera politike mund të veçohet edhe debati parlamentar në lidhje me propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Edhe në këtë periudhë raportuese, RTM1 nuk e respektonte dispozitën e Rregullave për mbulimin mediatik të zgjedhjeve lokale 2017, sipas të cilit lajmet nga fillimi i fushatës zgjedhore “të sigurojnë balancim në informimin për aktivitetet e partive politike të pushtetit dhe të opozitës që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”.

TV Nova dhe TV Alfa, edhe pse me numër më të vogël të periudhave paraprake të raportimit, mbeten të fokusuara në informatat për aktivitetet, qëndrimet dhe reagimet e partisë më të madhe opozitare.

Radio Maqedonia e Lirë përsëri e reprizonte emisionin, “Zemjo Makedonska”, e cila ka shumë fjalor vullgar dhe të pahijshëm, respektivisht që është në kundërshtim me parimin profesional të ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave humane dhe morale të njeriut dhe për mbrojtjen e privacisë dhe dinjitetit të personalitetit.

 

Raporti mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility