U nënshkrua memorandum për bashkëpunim me Agjencinë për rrjete dhe shërbime komunikuese të Republikës së Sllovenisë

13.12.2017. – Në kuadër të takimit bilateral, sot në Lubljanë, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Agjencia për rrjete dhe shërbime komunikuese të Republikës së Sllovenisë, nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Qëllimi i memorandumit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy rregullatorëve dhe aktivitete me interes të përbashkët.

Një pjesë e aktiviteteve të përcaktuara në dokumentin e bashkëpunimit kanë të bëjnë me: Shkëmbimin e informatave për zhvillimin e politikave dhe strategjive në sferën e rregullimit të shërbimeve mediatike elektronike; implementimit të rregullativave nacionale juridike, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e tyre, Ndërmarrje të aktiviteteve dhe qëndrimeve të përbashkëta para organizatave evropiane dhe atyre ndërkombëtare në sferën e shërbimeve mediatike elektronike.

Në takimin bilateral, krahas nënshkrimit të memorandumit, të dy rregullatorët shkëmbyen përvojat lidhur me shumë çështje me theks të aktiviteteve të ardhshme në fushën e arsimimit mediatik, procesit të dhënies së lejeve të radiodifuzerëve dhe monitorimit të përmbajtjeve mediatike.



Accessibility

Accessibility