Shkup, 20.03.2018. –Në kuadër të përpjekjes për informim profesional për bashkësinë LGBTI si dhe për respektimin e të drejtave të tyre pa fjalim diskriminues dhe derrgogues, sot u promovua Deklarata për informim etik dhe profesional për temat në lidhje me LGBTI. Iniciator për këtë dokument ishin Koalicioni Margini, Këshilli për etikë në mediume, Shoqata e Gazetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Dеklarata si akt formal duhet të kontribuojë për parandalimin e gjuhës stigmatizuese ndaj kësaj grupe, në mediume dhe promovimin e dallimeve seksuale dhe gjinore, përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësisë LGBTI. Parimet që janë përfshirë me Deklaratën kanë të bëjnë me përmbajtje dhe dënim të gjuhës së urrejtjes në bazë të orientimit seksual, identitetit gjinore ose cilës do përkatësi të grupeve të margjinalizuara historikisht në shoqëri. Informimit të pandarë për aktivitetet e bashkësisë së LGBTI si dhe aktivitëve për të drejtat e njeriut, si dhe rritjen e bashkëpunimit me shoqatat civile që i përfaqësonë të drejtat e LGBTI, përmes shkëmbimit të informatave që mundësojnë prezantim integral dhe të pandarë të problemeve që e tangojnë bashkësinë LGBTI.
eri më tani kjo Deklaratë është nënshkruar nga Shoqatat e mediumeve të shtypit dhe të mediumeve private elektronike si dhe rreth njëzet mediume, të cilat u obliguan në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencavetë tyre që të mbeten të përkushtuar ndaj parimeve të krijuara. Thirrja për nënshkrimin e Deklaratës është e hapur për mediumet dhe të gjitha palët e prekura që mund të përfshihen dhe të kontribojnë për ndërtimin e shoqërisë në të cilën kanë qajse të barabartë në drejtësi.