Shkup, 03.05.2018 – Me rastin e shënimit të Ditës botërore të lirisë së mediumeve, do të donim që të theksojmë se vetëm mediume të pavarura, të çliruara nga presionet mund të kontribuojnë për zhvillimin e shoqërive demokratike dhe prosperuese.
Liria e të shprehurit është themel i demokracive bashkëkohore, kurse vetëm përmes sigurimit të punës pa pengesa dhe të pavarur të mediumeve mund të arrihet progres i caktuar. Pikërisht për këtë arsye, gazetarët, për shkak të punës së saj nuk guxojnë që të jenë shenjë e qendrave politike ose ekonomike të fuqisë. Prapë se prapë, duhet të mbahet llogari se liria e të shprehurit nuk duhet të keqpërdoret dhe se mediumet kanë obligim që të respektojnë parimet profesionale dhe etike të gazetarisë.
Në aspekt të gjendjes me mediumet në Maqedoni, sipas raporteve të fundit të organizatave ndërkombëtare, vitin e kaluar është vërejtur një progres i vogël. Agjencia, sikur deri më tani, do të vazhdojë që të veprojë në mënyrë aktive në fushën e avancimit të standarteve profesionale dhe për rritjen e vetëdijes së vetë mediumeve për rolin dhe përgjegjësinë që e kanë në shoqëri si dhe para qytetarëve. Shpresojmë se gjatë viteve të ardhshme, pasqyra mediatike në Maqedoni dukshëm do të përmirësohet.