Shkup, 03.05.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Doracakun për mbikëqyrjen e zbatimit të konceptit programor.
Nevoja për doracakun erdhi nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme për respektimin e nenit 67 paragrafi 6 nga LSHMAA, që potencoi se nevojitet sqarim se si të përllogaritet nëse radiodifuzeri gjatë një jave ka plotësuar 80% të konceptit programor për të cilin ka marrë leje.
Debati publik për dokumentin u realizua nga data 23 e deri më 30 prill 2018, ndërsa palët e interesuara patën mundësi që të marrin pjesë dhe të japin propozime deri te Agjencia.
Doracaku për mbikëqyrjen e zbatimit të konceptit programor mund të merret në këtë link.