Realizohet takim pune për dy draftet e dokumenteve të Agjencisë

Shkup, 17.09.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot realizoi një takim pune, në të cilin e prezantoi Draftin e Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhorpërmes shërbimeve programore radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhoresi dhe Draftin e Udhëzuesit për plotësimin e obligimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve. Qëllimi i takimit ishte që të dëgjohen qëndrimet e palëve të interesuara në lidhje me këto dokumente.

 

– Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor nga data 30 korrik 2018, në lidhje me prezantimin mediatik zgjedhor si dhe kompetencat e Agjencisë, Agjencia ka obligim që në afat prej 60 ditëve nga dita e miratimit të këtij ligji, të miratojë edhe Metodologjinë për monitoriin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes radios dhe shërbimeve programore të televizionit. Së këndejmë, Agjencia e përpiloi këtë Draft-tekst i cili u miratua nga Këshilli i Agjencisë dhe për të ende nuk është hapur debat publik, i cili zgjatë deri më 22 shtator 2018, theksoi d-r Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë në fillimin e takimit.

Drafti i Metodologjisë i sublimon të gjitha dispozitat relevante për prezantim mediatik gjatë zgjedhjeve dhe e saktëson mënyrën se si  Agjencia do të kryej monitorimin. Në takim, në detaje u arsyetuan specifikat që dolën nga ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor, e që janë të inkorporuar në këtë dokument. Një pjesë e ndyrshimeve kanë të bëjnë me uljen e kohëzgjatjes së reklamimit të paguar politik, që tani është nëntë (9) minuta (nga 4 minuta për partitë në pushtet dhe në opozitë, dhe 1 minut për partitë që nuk kanë grup parlamentar dhe që nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e RM-së), si dhe shpalljet dhe njoftimet për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahjen e kandidaturave të grupeve të zgjedhësve, të cilët nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore janë përjashtim nga ndalesa për reklamim të paguar politik. Saktësimi është bërë edhe në periudhën e përfshirë për realizimin e monitorimit, informimit për aktivitetet e pushtetit, gjuhën e urrejtjes.

Në vazhdim të takiimit u arsyetua edhe teksti për Draftin e Udhëzuesit për plotësimin e oblgiimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve, për të cilin debati publik përfundoi më 27 gusht 2018,  me ç’rast deri te Agjencia arritën mendime dhe vërejtje nga disa radiodifuzer.  Me këtë Udhëzues përcaktohet mënyra se si duhet të veprojnë të gjithë radiodifuzerët gjatë realizimit të obligimeve që dalin nga Ligji pë rmediume në pjesën e publikimit të impresumit dhe nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në aspekt të informatave që dueht të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve.

Prezantimi i Draftit të Metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes radios dhe shërbimeve programore televizive gjatë proceseve zgjedhore mund të merret në këtë link.

Drafti i Udhëzuesit për plotësimin e oblgiimeve për impresum dhe informatat në dispozicion të shfrytëzuesve, mund të merret në këtë link.



Accessibility

Accessibility