Miratohet m Metodologjia për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor gjatë proceseve zgjedhore

Shkup, 26.09.2018. – Në mbledhjen e sotme të 39-të për vitin 2018, Këshilli i Agjencisë e miratoi Metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes radios dhe shërbimet programore televizive gjatë proceseve zgjedhore.

Nevoja për këtë dokument doli nga ndryshimet e Kodit zgjedhor në lidhje me prezantimin mediatik zgjedhor dhe komptencat e Agjencisë. Bëhet fjalë për nenet 75-d (në lidhje me shpalljet dhe njoftimet për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahjen e kandiaturave ose grupeve të zgjedhësve që janë përjashtim me dnalesën e reklamimit të paguar politikë në ditën e shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore), 75-gj (në lidhje me kohëzgjatjen e reklamimit të paguar politik) dhe 76-v (në lidhje me kompetencat e Agjencisë gjatë proceseve zgjedhore). Është shtuar edhe një nen i ri 76-d në lidhje me sigurimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për mbulimin e shpenzimeve për reklamimin e paguar politik të publikuar në mediume.

Në metodologjinë janë të shënuara të gjitha dispozitat relevante për prezantim mediatik gjatë zgjedhjeve dhe saktësohet mënyra se si e realizon Agjencia monitorimin.

Para se të miratohet, u hap debat publik në kohëzgjatje prej 30 ditëve, deri më 22 shtator 2018, ku u ftuan të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë vërejtjet, mendimet dhe proozimet.

Metodologjia e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor gjatë proceseve zgjedhore mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility