, 25 dhjetor 2020 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot mbajti takimin e fundit publik, i cili për shkak të situatës aktuale me virusin korona, u realizua përmes një lidhje me video konferencë. Në takim, drejtori i Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmbledhje të aktiviteteve të zbatuara në përputhje me Programin Vjetor të Punës në tre muajt e fundit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë në lidhje me aktivitetet në lidhje me monitorimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Parakohshme Lokale 2020, mbikëqyrjen e kryer të radiodifuzerëve, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesve të mediave të shtypura dhe ofruesve të ASHMA sipas kërkesës, shqiptimin e masavave me paraljmërim, punimin e analizave dhe studimee, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takim u prezantuan gjithashtu gjetjet kryesore nga struktura e punonjësve në sektorin e mediave audio dhe audiovizive në vitin 2019. Analiza ofron një përmbledhje të të dhënave mbi numrin e përgjithshëm të të punësuarve në shërbimet publike dhe televizionet komerciale dhe radio stacionet. Të dhënat analizohen në lidhje me vendet e punës për të cilat janë punësuar, statusin (punësim me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme), gjininë, nivelin e arsimit dhe përkatësinë etnike.
Në vitin 2019, numri i të punësuarve në industri ka qenë 2,601 persona, nga të cilët 814 ishin të angazhuar në shërbimin publik, 1,382 njerëz në televizione komerciale dhe 405 në radio stacione komerciale. Nga gjithsej 2,601 persona, 1,546 ishin burra dhe 1,055 ishin gra 2,012 persona ishin punësuar në baza të rregullta, ndërsa 589 persona u punësuan me horare. Shumica e të punësuarve kishin arsim të lartë – 1,280 persona, 1,265 njerëz u punësuan me arsim të mesëm, dhe vetëm 56 njerëz kishin një nivel tjetër të arsimit. Shumica e meshkujve u punësuan si realizues (582 persona), dhe shumica e grave punuan si gazetare (507 persona). Për sa i përket përkatësisë etnike, 1,886 e të punësuarve ishin maqedonas, 548 shqiptarë, 52 turq, 21 romë, 13 vllehë, 46 serbë, 27 boshnjakë dhe tetë ishin të kombësive të tjera.