Shkup, 7 prill 2022 – Në organizimin e Fondacionit ndërkombëtar për sistemin zgjedhor (IFES), Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe USAID, më 5 dhe 6 prill në Shkup u mbajt konferenca „Integriteti i zgjedhjeve në mjedisin e ri informativ që na rrethon“, dedikuar mediave dhe rregullimin e tyre në proceset zgjedhore.
Qëllimi i konferencës ishte të nxisë diskutimin midis organizatave qytetare, shoqatave dhe institucioneve nga vendi me palët e interesuara përkatëse nga vendet evropiane për çështje që lidhen me zgjedhjet dhe nëpërmjet përvojave të tyre të ofrojnë rekomandime për përmirësimin e situatës aktuale.
Drejtori i ASHMA-së, dr.Zoran Trajçevski në fillim të aktivitetit iu referua rëndësisë së informimit mediatik gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe aktiviteteve të Agjencisë për monitorimin e mbulimit mediatik zgjedhor të transmetuesve në atë periudhë. Potencoi dhe qëndrimin për heqjen e financimit të reklamave politike me pagesë (RPP) të partive politike nga mjetet e buxhetit shtetëror, nëse kjo nuk është e mundur, partitë të marrin mjete për RPP sipas një modeli të barabartë.
Anëtari i Këshillit të ASHMA-së Zoran Fidanovski përkujtoj për pjesën e detyrimeve për transmetuesit në procesin zgjedhor dhe bëri retrospektivë të disa cikleve zgjedhore për sa i përket rezultateve të monitorimit të përfaqësimit mediatik zgjedhor të transmetuesve dhe rolin e organit rregullator në to.
Në këtë takim u diskutua ëdhe për ndikimin e dezinformimit dixhital mbi integritetin zgjedhor dhe mënyrat e marrjes me to.Të pranishmit e tjerë ndanë përvoja dhe praktika të mira nga vendet evropiane për përballimin me dezinformatat dhe lajme të rreme në fushatat zgjedhore, u theksua rëndësia e rregullimit dhe vetërregullimit të medias gjatë procesit zgjedhor,editoriali i pavarur, informim i lirë mediatik pa interesa politike dhe ekonomike.
Dita e dytë e Konferencës mbuloi përvojat e ASHMA-së dhe trupit rregullator për komunikim i Italisë (АGКОМ) në aspekt të monitorimit të përmbajtjeve mediatike dhe reklamat politike me pagesë të transmetuesve.Udhëheqësja e Sektorit për punë programore të ASHMA-së mr. Emilija Janevska, shpjegoi procesin dhe aktivitetet lidhur me monitorimin e reklamave politike me pagesë të transmetuesve dhe sfidat me të cilat përballet Agjencia gjatë cikleve zgjedhore. U prezantuan dhe qëndrimet e ASHMA-së në lidhje me dispozitat e Kodit zgjedhor në lidhje me reklamat politike me pagesë. Përvoja u ndanë edhe nga Komisioni shtetëror për parandalimi e korrupsionit në fushën e transparencës për finansimin e partive politike dhe kampanjave zgjedhore dhe marketingut politik përfshirë këtu dhe reklamimin online.
Disa nga rekomandimet që dolën nga Konferenca kanë të bëjnë me fuqizimin e institucioneve për zgjedhje të ndershme dhe efikase dhe rritje të transparencës së institucioneve dhe partive politike për reduktimin e dezinformatave lidhur me to.U theksua nevoja për bashkëpunim ndërrmjet trupave rregullator dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të punënjësve të tyre, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mendimin kritik, ndërsa redaktorët dhe gazetarët të vëzhgojnë zyrtarët publik dhe partitë politike dhe nëse nuk i mbajnë premtimet e dhëna t’ju kërkohet përgjegjësi.U konstatua nevoja për një rishikim dhe ndryshim të plotë të Kodit zgjedhor veçanërisht në fushën e reklamave politike me pagesë, që të mos mbeten paqartësi dhe të sigurohet një kuadër rregullator i qëndrueshëm që do vendosë sigurinë juridike, pa ndryshuar Kodin para zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, duhet të rregullohet me ligj edhe mënyra e funksionimit të internet portaleve dhe mënyra e reklamimit nëpërmjet tyre.