1

LAJMËRIM PUBLIK

Shkup, 10 maj 2022  – Gjatë ditës së djeshme nga ana e disa mediave ishte shpallur informacion i gabuar se Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të mbulojë 50% të kompensimit për televizionet lokale dhe rajonale për vitin 2022.

Agjencia, në fund të vitit të kaluar, në pajtueshmëri me mundësitë e saja finansiare vendosi të zvogëlojë tarifën e licencës për transmetim televiziv dhe radiotransmetim për vitin 2022, për 50%. Pasi i’u drejtua Shoqatës së stacioneve TV rajonale dhe lokale – Medium Objektiv, Agjencia sërish diskutoi për vështirësitë financiare të transmetuesve lokal dhe rajonal dhe i dha mbështetje kërkesës së tyre.

Qeveria të sigurojë mjete finansiare shtesë për të mbuluar koston e taksës së licencës për transmetim për vitin 2022 në vlerë prej 50%, nëse është e mundur.

Për të informuar publikun siç duhet, dhe për të mos ardhur në keqkuptim transmetuesit, ju lutemi të shpallni korrigjimin.