Shkup, 29 qershor 2022 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon qëndrimin e papërshtatshëm të këshilltarit në komunën e Ohrit, Nefi Yseini ndaj korrespondentes së televizionit Telma.
Bartësit e funksioneve publike janë subjekt mbikëqyrës për publikun dhe në kritika potenciale të forta publike përmes medias,për këtë shkak ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e çdo fjale të thënë dhe të përmbahen nga çdo lloj komunikimi të papërshtatshëm dhe të pakëndshëm.
Agjencioni ka apeluar vazhdimisht që tu mundësohet gazetarëve të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale,mbi të gjitha, duke pasur parasysh rolin e tyre në ngritjen e çështjeve me interes publik dhe sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies së organeve politike dhe publike.