Njoftim për hapjen publike të aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik në nivel lokal

Shkup, 17 maj 2023 – Në lidhje me Vendimin për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit radiodifuziv jofitimprurës, në nivel lokal, PA1 nr.08-98 të datës 9.3.2023. (shpallur më 14.3.2023. në „Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr.55/23), Ju njoftojmë se:

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik ishte deri më 15.5.2023. Fletëparaqitjet e paraqitura në këtë konkurs, duhet të hapen publikisht, një javë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e tyre.

Hapja publike e aplikacioneve të dorëzuara për pjesëmarrje në këtë konkurs publik në pajtueshmëri me pikën 13 nga Vendimi i sipërpërmendur, do të mbahet më datë 22.5.2023, (e hënë) në ora 13:30, në selinë e Agjencisë, Pallati „Panko Brashnarov“,  rr.„Маkedonija“ nr.38, Shkup.



Accessibility

Accessibility