Shkup, 25 korrik 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dënon ashpër kërcënimet eksplicite drejtuar ndaj gazetares së TV Alsat-M, Rita Behadini, nga një person fizik në rrjetin social „Facebook“.
Është e nevojshme që gazetarët dhe punonjësit e mediave të kryejnë punën e tyre pa pengesë, pa asnjë frikësim dhe presion. Kërcënimet për jetë, përfshirë dhe ato në rrjetet sociale paraqesin vepër penale dhe organet kompetente duhet të veprojnë në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të çështjes dhe shqiptim të sanksioneve përkatëse.