Shkup, 28 korik 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër pengimin e ekipit gazetaresk të TV Thelma gjatë raportimit të seancës së djeshme të Këshillit Gjyqësor në të cilën morën pjesë edhe ekspertë të misionit vlerësues të Bashkimit Evropian.
Gazetarëve dhe ekipeve të medias duhet t’u jepet qasje e lirë në të gjitha ngjarjet, duke marrë parasysh rolin e tyre në informimin për çështjet me interes publik dhe në sigurimin e transparencës dhe përgjegjësisë së autoriteteve publike.
Është detyrë e punonjësve të medias që të raportojnë gjithmonë dhe nga kudo dhe është obligim i institucioneve që të mos ndërhyjnë në këtë të drejtë për të mbrojtur lirinë e raportimit dhe informimit publik.