Dënim për pengimin e punës së gazetarëve dhe kameramanëve në Bërvenicë

Shkup, 24 gusht 2023 – Në lidhje me fyerjet dhe kërcënimet drejtuar ekipit gazetaresk të TV Koha, si dhe pengimin e ekipeve televizive të disa mediave dhe korrespondentëve nga rajoni i Pollogut që të regjistrojnë inserte lidhur me zjarrin në komunën e Bërvenicës, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele potencon se është absolutisht e papranueshme pengimi i punëtorëve mediatik në kryerjen e punës së tyre.

Media ka një rol vendimtar në informimin për çështjet me interes publik dhe në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies, prandaj është e nevojshme t’u sigurohet gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias qasje të lirë, të papenguar dhe të sigurt në të gjitha ngjarjet. Çdo pengesë për kryerjen e detyrave të tyre të punës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për lirinë dhe të drejtën e informimit.



Accessibility

Accessibility