TAKIM BILATERAL MES ASHMA DHE KPM

 Shkup, 20 shkurt 2024 – Përfaqësues të Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisionit të Pavarur për Media të Republikës së Kosovës (KPM), sot në ambientet e ASHMA-së kanë mbajtur takim bilateral.

 Në takim u diskutua për disa çështje, duka vënë theksin në përvojat praktike dhe aktivitetet që lidhen me harmonizimin e rregullativës vendase për media me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për shërbimet mediatike audiovizuele.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojave në drejtim të mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy trupave rregullator konstatuan se bashkëpunimi reciprok duhet të vazhdojë edhe më tej në drejtim të shkëmbimit të informacionit në fushën e rregullativës mediatike për çështje që janë me interes të përbashkët për të dyja palët.



Accessibility

Accessibility