Shkup, 22 mars 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, gjykon sulmin e djeshëm fizik nga ana e përmbarueses Vesna Jakimovska nga Kërçova ndaj gazetarit Furkan Saliu nga Portali Iks.
Duke pasur parasysh se sulm ndaj gazetari në Kodin Penal trajtohet si sulm ndaj personi zyrtar, është absolutisht e papranueshme kjo sjellje nga persona që janë pjesë e zbatimit të sistemit juridik.
Si dhe në disa raste deri më tani, Agjencia vë në dukje se është e domosdoshme të mundësohen kushte për kryerjen e sigurt dhe profesionale të detyrave në punë të përfaqësuesve të mediave.