Takim bilateral i ASHMA-së dhe KPM në Prishtinë

 Prishtinë, 22 maj 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës (KPM) sot në Prishtinë, ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rritjen e shkëmbimit të praktikave në fushën e regullativës mediatike.

 Përfaqësuesit e dy trupave rregullatore diskutuan disa çështje lidhur me harmonizimin e rregullativës  vendase me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për Shërbimet Mediatike Audiovizuele. Fokus i veçantë iu kushtua metodës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.

Gjatë takimit, rregullatori i Kosovës prezantoi sistemin për monitorimin e përmbajtjeve programore të transmetuara në radio dhe televizione, si dhe për pranimin e sinjaleve të operatorëve që ritransmetojnë shërbime programore.

Në fund të takimit u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe janë të rëndësishme dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.



Accessibility

Accessibility