Shkup, 23 maj 2024 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot ka publikuar raportet për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuara gjatë kohës së rrethit të dytë të Zgjedhjeve Presidenciale dhe Zgjedhjeve Parlamentare 2024.
Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, gjithsej 57 transmetues (32 televizione dhe 25 radio) kanë lidhur kontrata me dy pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Nga 10 televizionet kombëtare, më shumë reklama janë transmetuar nga Kanal 5 (24 orë 1 minutë dhe 32 sekonda), Sitel (16 orë 25 minuta dhe 16 sekonda) dhe Alfa (14 orë 24 minuta dhe 43 sekonda), ndërsa nga 4 radiot kombëtare më shumë reklama ka Antena 5 (8 orë 31 minuta dhe 40 sekonda) dhe Kanal 77 (4 orë 32 minuta dhe 7 sekonda).
Për kandidatin për president (kryetar) Stevo Pendarovski janë transmetuar gjithsej 160 orë 58 minuta dhe 32 sekonda RPP (128 orë 48 minuta dhe 43 sekonda në TV dhe 32 orë 9 minuta dhe 49 sekonda në radio), ndërsa për kandidaten Gordana Siljanovska -Davkova janë transmetuar gjithsej 122 orë dhe 22 sekonda RPP (75 orë 14 minuta dhe 5 sekonda në TV dhe 46 orë 46 minuta dhe 17 sekonda në radio).
Në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare, të 68 transmetuesve (39 televizione dhe 29 radio) që kanë lidhur kontrata me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore janë transmetuar gjithsej 567 orë 43 minuta dhe 31 sekonda reklamim të paguar politik. Nga 11 televizionet kombëtare, volum më të madh të reklamave ka pasur Alsat-M (44 orë 12 minuta dhe 27 sekonda), Kanal 5 (35 orë 58 minuta dhe 4 sekonda) dhe TV Kompani 21-M (33 orë 5 minuta dhe 57 sekonda), ndërsa nga 4 radiot kombëtare më shumë reklama janë transmetuar nga Antena 5 (15 orë 22 minuta dhe 35 sekonda) dhe Kanal 77 (10 orë, 6 minuta dhe 46 sekonda).
Raporti për RPP i transmetuesve për rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale në periudhën nga data 25 prill deri më 6 maj 2024 gjendet në linkun.
Raporti për RPP i transmetuesve të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare në periudhën nga data 18 prill deri më 6 maj 2024 gjendet në linkun.