PUBLIKIMI I RAPORTEVE MBI PREZANTIMIN MEDIATIK ZGJEDHOR NË RRETHIN E DYTË TË FUSHATËS ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2024 DHE ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024

Shkup, 30 maj 2024 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot ka publikuar raportet e prezantimit mediatik zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare 2024 nga data 18 deri më 22 prill dhe nga data 25 prill deri më 6 maj dhe për rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024 nga data 25 prill deri më 6 maj. Monitorimi përfshinte 10 shërbime programore të televizioneve kombëtare komerciale: TV Alsat-M; TV Alfa; TV Kanal 5; TV Sitel; TV Telma; TV 21-M; TV Klan Maqedoni; TV Shenja; TV 24 Vesti dhe TV Sonce dhe programet e Shërbimit Publik – TVM 1, TVM 2 dhe kanali i Kuvendit. Për shërbimet e tjera programore është vepruar në bazë të deliktit.

Objekt i mbikëqyrjes ishte programi i përgjithshëm gjatë ditë-natës, nga i cili u analizuan format e prezantimit mediatik zgjedhor. Nga TV ditarët/lajmet televizive për analizë u veçua-edicioni qendror dhe nga totali i përgjithshëm i intervistave të transmetuara dhe debateve u përzgjodhën vetëm ato që përmbajtja kryesore e tyre ishin zgjedhjet Presidenciale dhe/ose Parlamentare.

Të gjitha televizionet nga formulari për monitorimin e mbulimit mediatik për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Presidenciale raportuan në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshme, duke respektuar parimin e barazisë që është detyrim profesional nga Kodi Zgjedhor.

Raportimi i TV shërbimeve për Zgjedhjet Parlamentare u fokusua në informimin për aktivitetet e katër koalicioneve më të mëdha në pushtet dhe nga opozita: Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane, Koalicioni “Fronti Evropian”, Koalicioni “Maqedonia juaj”- VMRO DPMNE, dhe Koalicioni VLEN/VREDI. Vetëm TV Alsat – M arriti të sigurojë informacion për aktivitetet e të 17 pjesëmarrësve në fushatë. Për shkak të mungesës së stafit primar gazetaresk dhe rrjeti adekuat korrespodent, asnjë nga redaksitë informative nuk arriti plotësisht të përmbushë detyrimin e mbulimit të balancuar të procesit zgjedhor në bazë të parimit të proporcionalitetit sipas numrit të listave të konfirmuara të kandidatëve për deputetë. Për këtë gjendje faktike, redaksi të caktuara e kanë informuar ASHMA-në që para fillimit të fushatës nga procesi i dyfishtë zgjedhor.

Në Shërbimin Publik, edhe një herë  u konfirmua se kufizimet në dispozitat e Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës në lajme, nuk siguron një balanc thelbësor në raportim.

Detyrimi mbi arritshmërinë e përmbajtjeve për personat me aftësi të kufizuara shqisore, në përgjithësi, e kanë përmbushur të gjitha mediat e përfshira në analizën e monitorimit.

Raporti mbi prezantimin mediatik zgjedhor në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024 është i disponueshëm në link.

Raporti mbi prezantimin mediatik zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare 2024 është i disponueshëm në link.



Accessibility

Accessibility