Debat i hapur publik për Draft- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent të pavarur.

Shkup 13 qershor 2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 26-të mbajtur më 12 qershor miratoi Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent(prodhues) të pavarur.

Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores rrjedh nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga korriku 2023, lidhur me ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.

Agjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendime dhe propozime të marrin pjesë në seancën publike dhe të njëjtat me shkrim t’i dorëzojnë në e-mail adresën  contact@avmu.mk.

Debati publik zgjat 75 ditë dhe përfundon më 27 gusht 2024.



Accessibility

Accessibility