Shkup, 27 shtator 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbajti takimin e tretë publik për këtë vit, në të cilin drejtori Dr. Zoran Trajçevski bëri një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës në tre muajt e kaluar. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjet e realizuara mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesve të medias së shkruar, masat e shqiptuara vërejtje publike, Studimeve të përgatitura, aktiviteteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takim u prezantuan dhe gjetjet e Analizës së Tregut të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2023. Аnaliza përmban të dhëna për funksionimin ekonomik të transmetuesve, përkatësisht të dhëna për të ardhurat në total, shpenzimet në total, rezultatin financiar të punës dhe mesataren e numrit të të punësuarve. Shërbimi publik radiodifuziv dhe transmetuesit komercial së bashku kanë realizuar të ardhura në shumë prej 2.458,57 milionë denarë, prej të cilave 1,000.44 janë të ardhura të Radio Televizionit të Maqedonisë; 1,272.63 të televizioneve dhe 185.50 të radio stacioneve. Mjetet e shpenzuara së bashku nga shërbimi publik radiodifuziv dhe transmetuesit komercialë arritën në shumë prej 2.708,21 milionë denarë. Vetëm radiot komerciale kanë realizuar fitim në shumë prej 10,15 milionë denarë. Radio Televizioni i Maqedonisë ka punuar me humbje prej 131,77 milioni denarë, ndërsa televizionet komerciale me humbje prej 139,55 milionë denarë.
Në vazhdim u diskutua për analizën e strukturës gjinore të pronësisë në televizione dhe radio në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023, si dhe për strukturën gjinore të të punësuarve tek radiodifuzerët në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2022. Gjetjet treguan se burrat ishin më të përfaqësuar se gratë në të gjitha vitet e analizuara, veçanërisht në pozita drejtuese/si drejtori, staf teknik dhe realizues, në krahasim me gazetaret femra që tradicionalisht ishin në numër më të shumtë se gazetarët. Të dhënat tregojnë një prezencë të caktuar të të ashtuquajturit ”tavan qelqi”, i cili është tregues për ekzistencën e kufijve joformal që vështirësojnë ngritjen e grave në poste më të larta pune, me këtë rrjedhimisht dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse.