Shkup, 28 tetor 2024 – Nën moton „Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm“, duke filluar nga sot e deri më 4 nëntor, në organizimin e Rrjetit për arsimim mediatik, për të gjashtën herë do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik 2024. Pesëmbëdhjetë anëtare të Rrjetit dhe mbështetësit e tyre do të organizojnë 22 evente (aktivitete) në lokacione të ndryshme në të gjithë vendin dhe disa prej tyre do të mbahen dhe online. Në këtë mënyrë vendi ynë i bashkohet Javës Globale të arsimimit dhe informimit mediatik të UNESCO.[…]
Month: October 2024
FTESË PËR MEDIAT
Shkup, 25 tetor 2024 – Me Konferencën „Politika për arsimimin mediatik në epokën e inteligjencës artificiale“, e cila do të mbahet më 28 tetor në Muzeun e luftës së Maqedonisë për pavarsi në Shkup, Rrjeti për arsimimin mediatik hap edicionin e gjashtë të Ditëve të arsimimit mediatik (2024)[…]
NJOFTIM PUBLIK
Shkup, 25 tetor 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër aktin e djegies së automjetit të pronarit të televizionit rajonal M-Net HD … […]
Shpjegim për kandidatët për konkursin publik të shpallur për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Manastirit
Shkup, 17 tetor 2024 – Në lidhje me Vendimin për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, PA1 nr.08-271 datë 09.10.2024 (botuar me datë 15.10.2024 në „Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr.211), Ju njoftojmë se[…]
Procesverbal nga seanca e 36-të -19.09.2024
Procesverbal nga seanca nr.36-të -19.09.2024
Sqarim për kandidatët për konkursin publik të shpallur për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor të institucionit transmetues jofitimprurës në nivel lokal, në zonën e komunës së Negotinës.
Shkup, 10 tetor 2024 – Në lidhje me Vendimin për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor të Institucioni Radiodifuziv Jofitimprurës, në nivel lokal, PA1 nr.08-265 datë 02.10.2024 (botuar me datë 08.10.2024 në „Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr.207), Ju njoftojmë se:[…]
Vërejtje publike për operatorin A1 Makedonija
Shkup, 3 tetor 2024 – Këshilli i Agjencisë për operatorin A1 Makedonija, në seancën e 37-të të mbajtur më 30 shtator 2024, miratoi vendim për paralajmërim publik dhe për heqjen e ritransmetimit të serviseve programore[…]
Mbikëqyrje e rregullt administrative kundrejt 7 transmetuesve
Shkup, 3 tetor 2024. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka kryer mbikëqyrje të rregullt administrative mbi RA Aleksandar Makedonski, RA Goldi, RA Eko, RA Pela, RA Plaj, RA Sveti Nikole dhe TV Svet për përmbushjen e obligimeve nga neni 62 paragrafi 6 i LSHMAAV dhe nenit 9 dhe 21 të Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrore për marrjen e licencës për transmetim në radio dhe televizion[…]
Mbikëqyrja kontrolluese programore kundrejt TV Gurra
Shkup, 1 tetor 2024 – Kundrejt TV Gurra nga Kërçova është bërë mbikëqyrje programore kontrolluese për detyrimin për realizimin e konceptit programor për të cilin është dhënë licenca[…]
Mbikëqyrje e rregullt administrative kundrejt 7 transmetuesve
Shkup, 1 tetor 2024 – Mbikëqyrja e rregullt administrative për përmbushjen e obligimeve nga neni 62 paragrafi 6 i LSHMAAV dhe nenet 9 dhe 21 të Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrore për marrjen e licencës për transmetim në radio dhe televizion është realizuar kundrejt shtatë transmetuesve RA 99, RA Madison, RA Puls, RA Hit, TV G-TV, TV Due dhe TV Spektra[…]