Shkup, 17 tetor 2024 – Në lidhje me Vendimin për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, PA1 nr.08-271 datë 09.10.2024 (botuar me datë 15.10.2024 në „Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr.211), Ju njoftojmë se:
– Dokumentacioni i konkursit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Manastirit dhe formulari – Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Manastirit, mund të merret në arkivin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Pallati „Panko Brashnarov“, rr.„Makedonija” nr.38, Shkup, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00;
– Për dokumentacionin e konkursit paguhet kompensim (tarifë) në shumë prej 60.000,00 (gjashtëdhjetë mijë) denarë në xhiro llogarinë: 300000000618023, të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Banka depozitues: Komercijalna banka SHA Shkup;
– Aplikimet e kandidatëve që nuk do të paguajnë tarifën për dokumentacionin, të cilat do të dorëzohen pas skadimit të afatit të përcaktuar, aplikimet a pakompletuara (që nuk do të përmbajnë të gjitha dokumentet dhe shtojcat sipas Aplikacionit), aplikimet e mbushura në mënyrë të parregullt, si dhe aplikimet që nuk do të paraqiten në 2 (dy) kopje (orogjinali dhe kopje), nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve për Konkursin Publik është deri me datë 16.12.2024 (e hënë).
Aplikacioni për pjesëmarrje në konkursin publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm.