Shkup, 25 tetor 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër aktin e djegies së automjetit të pronarit të televizionit rajonal M-Net HD nga Shtipi, Blagoj Sersemov, nga kryes(autorë) të panjohur në oborrin e shtëpisë së familjes së tij.
Kërcënimet dhe frikësimet drejtuar ndaj mediave minojnë demokracinë, lirinë e fjalës dhe lirinë e informimit. Siguria e punonjësve të medias është thelbësore për ekzistencën e mediave të pavarura dhe profesionale, që janë një nga shtyllat kryesore të proceseve demokratike dhe që kontribuojnë në avancimin e lirisë së shprehjes.
I bëjmë apel, Ministrisë së Punëve të Brendshme që rasti të zbardhet sa më shpejtë dhe të informojë opinionin për arsyet që kanë çuar drejt këtij akti vandal.