Diskutim i hapur publik për Draft-rregulloren për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të platformës për ndarjen e videove

Shkup, 13 dhjetor 2024. – Këshilli i Agjencisë në seancën e 45-të mbajtur më 12 dhjetor 2024 miratoi Draft-rregulloren për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të platformës për ndarjen e videove.

Ky aktnënligjor rregullon formën dhe përmbajtjen e formularit të aplikimit dhe të Regjistrit të ofruesve të shërbimeve të platformës për ndarjen e videove, që udhëhiqet nga Agjencia.

Аgjencia fton të gjithë të interesuarit, me mendimet dhe sugjerimet e tyre, të marrin pjesë në diskutimin publik dhe me shkrim t’i dorëzojnë në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Diskutimi publik zgjat deri më 13 janar 2025.



Accessibility

Accessibility