Shkup, 25 dhjetor 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot mbajti takimin e fundit publik për këtë vit, në të cilin drejtori Dr. Zoran Trajçevski bëri një pasqyrim të aktiviteteve të realizuara në pajtim me Programin vjetor të punës në tre vitet e fundit.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet lidhur me mbikëqyrjet programore dhe administrative të zbatuara mbi transmetuesit, operatorët e rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe botuesit e medias së shkruar, si dhe masat e shqiptuara vërejtje publike për ato subjekte që kanë shkelur Ligjin për Media dhe Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Në këtë event u përmendën dhe aktivitetet lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe evropian, procedurat e inicuara për heqjen e lejes për transmetuesit, vendimet për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejeve për transmetim në radio dhe etj.
Prezantimi i aktiviteteve të realizuara në pajtim me Planin vjetor të punës për periudhën tetor – dhjetor 2024 është i disponueshëm në link.