Shkup, 2 janar 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në seancën e 39-të mbajtur më 17.10.2024, miratoi Vendim për shpallje të konkursit publik për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës së Kumanovës PA1 nr.08-275 datë 21.10.2024 (botuar në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr.219/24 datë 29.10.2024).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik ishte deri me datë 30.12.2024. Aplikimet e dorëzuara të këtij konkursi, në përputhje me pikën 13 nga Vendimi i lartpërmenduar, duhet të hapen publikisht, një javë pas skadimit të afatit për dorëzimin e tyre.
Hapja publike e aplikimit të dorëzuar për pjesëmarrje në konkursin publik në fjalë, do të mbahet me datë 10.01.2025 (të premten) në ora 11:00, në selinë e Agjencisë, Pallati „Panko Brashnarov“, rr.„Makedonija“ nr.38, Shkup.