U mbajtë eventi përmbyllës i Twining projektit forcimi i kapaciteteve të ASHMA-së dhe RTM-ës

Shkup, 27.01.2025 – Më 24 janar, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (IRZ) mbajtën një event të përbashkët për përmbylljen e Twining projektit “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Transmetues Publik”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Manifestimin e hapi udhëheqësi i projektit Holger Albrih, i cili foli për rëndësinë e projektit për ASHMA-në dhe RTM-në, por edhe për dy shtetet Gjermaninë dhe Maqedoninë. Kryetari i Këshillit të ASHMA-së, Lazo Petrushevski, në fjalën e tij hyrëse theksoi: “Mundësia për të shkëmbyer nga afër njohuritë dhe përvojat me institucionet dhe organizatat relevante ishte veçanërisht e rëndësishme, para së gjithash për shkak të harmonizimit me Direktivën e rishikuar të BE-së për Shërbimet Mediatike Audiovizuele, e cila ndodhi menjëherë pas fillimit të projektit.” Ne i përshtatëm këto përvoja me kushtet tona dhe i përkthyem në akte nënligjore, udhëzime dhe udhëzues… Të gjitha aktivitetet në kuadër të projektit ishin të dobishme për zbatimin konsekuent të legjislacionit të ndryshuar për median”.

Kryeredaktori i shërbimit të parë programor të RTM-së, Dragan Nikolovski, shtoi se përvojat dhe njohuritë e fituara nga individë nga shumë sektorë, departamente dhe nivele organizative në RTM janë të paçmueshme dhe falënderoi në emër të mbi 600 punonjësve në Shërbimin Publik. për mundësinë për të qenë pjesë e projektit të Binjakëzimit.

Ambasadori i BE-së Mikalis Rokas vuri në dukje se rezultatet e projektit duhet të jenë të qëndrueshme dhe se reformat kërkojnë angazhim dhe punë të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e medias, të cilat janë thelbësore për demokracinë në çdo shoqëri. Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, duke folur për përkushtimin e përbashkët për garantimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave themelore, theksoi se përmirësimi i situatës duhet të vazhdojë, sepse vetëm në këtë mënyrë transmetuesit publikë mund të mbeten aktorë dhe rregullatorë relevantë në rolin e tyre mbikëqyrës në afat të gjatë.

Këshilltari i twining projektit, Ulrih Hermanski, në fjalën e tij prezantoi rezultatet përfundimtare të aktiviteteve të projektit dhe vuri në dukje se rezultatet kryesore të parashikuara për forcimin e kapaciteteve të ASHMA-së dhe RTM-së janë arritur me sukses.

Në kuadër të panelit “Dezinformimi: Si ta njohim dhe parandalojmë atë”, moderatori Mr.Sasho Bogdanovski nga ASHMA e promovoi Manualin për Njohjen e Dezinformatave, të përgatitur në kuadër të Twiningut, ndërsa Marina Trajkova prezantoi mjetet praktike nga Manuali, për njohjen e videove dhe fotove të krijuara duke përdorur inteligjencën artificiale. Në diskutim, Tomas Rathgeb, Shef i Departamentit të Arsimimit Mediatik në Institutin Shtetëror të Komunikimit të Baden-Vurtemberg, theksoi rëndësinë e trajtimit të dezinformimit në projekt. Prezantime mbajtën edhe Maja Stojanova, gazetare dhe redaktore në MRT dhe Dr. Nikolla Panovski, profesor i mikrobiologjisë mjekësore, të cilët folën për keqpërdorimin e emrave të tyre në reklamat e produkteve mjekësore.

 



Accessibility

Accessibility