Shkup, 13 shkurt 2025 – Nën patronazhin e UNECKO-s, sot u shënua Dita Botërore e Radios, e cila këtë vit mbahet nën moton „Radiot dhe Ndryshimet Klimatike“.
Qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe medias për rëndësinë e radios, që të inkurajojë bartësit e vendimeve të sigurojnë dhe të ofrojnë qasje në informacion përmes radios, si dhe të forcojë rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet transmetuesve.
Në këtë drejtim, Agjencia informoi të gjitha radiot në vend se UNESCO, ofron mundësinë e shkëmbimit të përvojave, materialeve dhe ideve me radio stacione nga vende të tjera, si dhe resurse të dobishme falas, duke përfshirë dhe spote audio dhe vizuale me temë „Radio dhe ndryshimet klimatike“, materiale që lidhen me zhvillimin e mediave, arsimimit mediatik dhe informativ dhe sigurinë e gazetarëve; Udhëzues për informimin e ndryshimeve klimatike dhe gjenerimin e të ardhurave, etj.
Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të gjitha radiostacioneve në vend, Jua uron Ditën Botërore të Radios dhe i fton të japin kontributin e tyre në shënimin e kësaj dite.