PASQYRA E PROGRAMEVE TË AKSESUESHME PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA SHQISORE NË 2025

Shkup, 13 mars 2025. – Аgjencia publikoi Pasqyrën e programeve që ofruesit e shërbimeve mediatike, në pajtim me planet e tyre të veprimit, do ti bëjë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara shqisore gjatë vitit 2025. Sipas Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ofruesit e shërbimeve mediatike detyrohen të ndërmarrin hapa të vazhdueshëm dhe progresiv për të siguruar akses të shërbimeve të tyre për personat me aftësi të kufizuara. Për të funksionalizuar këtë detyrim, është përpiluar Rregullore për akses në shërbimet mediatike, miratuar nga Këshilli i Agjencisë me datë 13 qershor 2024, në bazë të cilit shërbimet mediatike përkatëse kanë dorëzuar planet vjetore të veprimit për vitin 2025.

Televizionet në nivel shtetëror do ta përmbushin detyrimin që në vitin e parë, duke siguruar aksesueshmëri së paku të një programi që transmetohet së paku një herë në javë, dhe për çdo vit tjetër, do të duhet të bëjnë të aksesushëm edhe nga një program shtesë për të arritur efekt kumulativ.

Shërbimet video me kërkesë, vitin e parë dë të duhet të ofrojnë akses për 2% të përmbajtjes në katalogët e tyre, dhe për çdo vit tjetër do ta rrrisë këtë përqindje me shtesë prej 2%.

Përveç kësaj, shërbimet programore televizove duhet të informojnë personat me aftësi  të kufizuara për programet e aksesueshme përmes njoftimeve vetëpromovuese si dhe në mënyra të tjera përpara se të transmetohen, ndërsa shërbimet video me kërkesë duhen në mënyrë të qartë ti shënjëzojnë programet me qasje në katalogjet e tyre.

Si pjesë e detyrimit të aksesit, programet në radio dhe TV duhet të përmirësojnë shikueshmërinë dhe përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara. Në të njëjtë kohë, rekomandohet shmangie të paraqitjes së stereotipe, si negative (keqardhje ose viktima) dhe në mënyrë të papërshtatshme pozitive (si superheronj). Në vend të kësaj, njoftimi duhet të ofrojë një pamje të ekuilibruar të pengesës si pjesë e jetës së përgjithshme, ndërsa në të njëjtën kohë duke promovuar të drejtat dhe dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat, si politikë, ekonimi, kulturë, sport, shëndetësi  etj.

АSHMA-ja në vazhdimësi do të monitorojë përmbushjen e detyrimeve të marra nga ofruesit e shërbimeve mediatike.

Për të gjitha pyetjet lidhur me aksesueshmërinë e shërbimeve mediatike, Agjencia vendosi e-mail adresë dostapnost@avmu.mk. Kjo pikë kontakti shërben për marrjen e informacionit, paraqitjen e parashtresave, dorëzim i planeve të veprimit dhe raporteve si dhe për shkëmbimin e informacionit përkatës.



Accessibility

Accessibility