МDIAT TË DAKORDOJNË PUNËN E TYRE ME DITËT E ZISË

Shkup, 16 mars 2025 – Për shkak të tregjedisë në Koçan, Qeveria e RMV-së shpalli  shtatë ditë  zie në territorin e të gjithë vendit dhe paralajmëroi masa rigoroze për ata që nuk do ta respektojnë vendimin.

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele udhëzon mediat që të transmetojnë/publikojnë përmbajtje që sipas funksionit mediatik të jenë të përshtatshme për ditët e zisë. Muzika  që do transmetojnë duhet të jetë nga zhanret muzikore të përshtatshme për ditët e zisë dhe transmetimi i emisioneve argëtuese, humoristike ose programet artistike nga zhanri komedi të anulohen deri në përfundimin e ditëve të zisë. Njëkohësisht, deri në përfundimin e ditëve të zisë, duhet të anulohet dhe transmetimi i programeve, përkatësisht të gjitha format e komunikimeve komerciale.

Gjatë kohës së ditëve të zisë, transmetuesit përjashtohen nga detyrimi për të transmetuar një përqindje të caktuar të muzikës vendase.

Аgjencia u bën thirrje mediave që të vazhdojnë të raportojnë në mënyrë profesionale, të kenë parasysh dinjitetin e viktimave, të lënduarit dhe familjet e tyre dhe gjatë raportimit të përdorin burime të verifikuara dhe bashkëbisedues përkatës.



Accessibility

Accessibility